THIRRJE TË HAPURA PËR APLIKIME
PROGRAMI EVROPIAN “HORIZON EUROPE FRAMEWORK PROGRAMME”
Thirrjet e hapura nën programin evropian HORIZON EUROPE:
Kjo thirrje për projekte synon të kontribuojë në zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të autoriteteve kombëtare, rajonale dhe lokale në shtetet anëtare të BE-së dhe shteteve të asociuara me Programin Horizon Europe për të angazhuar qytetet evropiane në tranzicionin e neutralitetit klimatik. Thirrja synon të identifikojë sfidat dhe pengesat specifike të secilit vend në arritjen e neutralitetit klimatik, duke përfshirë strukturën ligjore, financimin, strukturat e qeverisjes dhe të promovojë praktikat më të mira përmes shkëmbimit transnacional dhe ndarjes së përvojave. Për këtë qëllim, do të forcohen rrjetet kombëtare ekzistuese në shtetet anëtare dhe vendet e asociuara dhe do të inkurajohet krijimi i strukturave të tilla në vendet ku ato ende nuk janë themeluar. Këto rrjete do të funksionojnë si kontakte të qarta kombëtare për të mbështetur qytetet në përmbushjen e synimeve të tyre të lidhura me neutralitin klimatik.
Çdo entitet i regjistruar në një shtet anëtar të BE-së ose të asociuar me Programin Horizon Europe.
Shuma totale e thirrjes është 3.000.000 euro dhe programi do të financojë të grante të barabarta ose më pak se kjo shumë.
Projekti FUTURAL do të përzgjedhë dhjetë projekte të reja për bashkë-krijimin e “Zgjidhjeve të Zgjuara” me komunitetet rurale. FUTURAL synon që të tërheqë Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe palët e tjera të interesuara, duke përfshirë start-upet, organizatat kërkimore dhe komunitetet rurale (p.sh., bashkitë, autoritetet rajonale, agjencitë e zhvillimit, OJQ-të etj.), për të zhvilluar dhe zbatuar zgjidhjet e tyre të zgjuara në zonat rurale. FUTURAL pranon aplikime nga konsorciume të vogla të përbëra nga dy (2) deri në katër (4) palë, duke përfshirë ≥1 (të paktën një) palë teknike (p.sh., NVM, start-up, organizata kërkimore) dhe ≥1 (të paktën një) komunitet rural (p.sh., Bashkitë, Autoritetet Rajonale, Agjencitë e Zhvillimit, OJQ-të etj.) dhe zgjidhjet e propozuara duhet të përfshijnë një nga pesë fushat e mëposhtme:
- Bio-Ekonomia qarkulluese, biodiversiteti dhe menaxhimi i ekosistemit
- Qëndrueshmëria ndaj krizave
- Angazhimi i qytetarëve dhe cilësia e jetës
- Edukimi dhe trajnimi gjatë gjithë jetës
- Përshtatja dhe zbutja e efekteve të klimës
▪ Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe Start-up-e
▪ Institucione akademike dhe qendra kërkimore
▪ Bashki, autoritete rajonale, agjenci zhvillimi dhe organizata joqeveritare (OJQ) që përfaqësojnë dhe mbështesin zhvillimin e zonave rurale.
Thirrja do të financojë të paktën 10 projekte me minimumi 60.000 euro dhe maksimumi 120.000 euro për projekt. Partneri/ët i/e konsorciumit do të përfitojë/jnë minimumi 30.000 euro dhe maksimumi 60.000 euro.