Thirrja 1:
Thirrje e hapur për 14 bashki nën programin “BE për Kujdesin Social”
Afati i fundit për aplikim: 15 shtator 2024
Synimi i thirrjes është të mbështesë projekte propozime nga 14 bashkitë e përzgjedhura (Gjirokastër, Vorë, Cërrik, Librazhd, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamëz, Vlorë, Elbasan, Durrës) dhe organizatat e shoqërisë civile për përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve të kujdesit social në ato bashki.
Thirrja 2:
CERV - Thirrje e hapur për projekte të përbashkëta “Qytetet e Binjakëzuara” (Town-Twinning)
Afati i fundit për aplikim: 19 shtator 2024 në orën 17:00 (CET)
Synimi i thirrjes është të mbështesë projektet që bashkojnë popullatën nga qytetet e binjakëzuara dhe promovojnë kulturën dhe trashëgiminë e Bashkimit Evropian.
Thirrja 3:
HORIZON – Thirrje e hapur për bashkë-krijimin e “Zgjidhjeve të Zgjuara” (SS) me komunitetet rurale (FUTURAL)
Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2024 në orën 17:00 (CET)
Synimi i thirrjes është të mbështesë bashkëpunimin mes NVM dhe autoriteteve lokale me qëllim krijimin e “Zgjidhjeve të Zgjuara” në komunitetet rurale.
Thirrja 4:
Interreg IPA Adriatiku Jugor – Thirrje e hapur për propozime projektesh standarde
Afati i fundit për aplikim: 19 September 2024
Synimi i thirrjes është të mbështesë bashkëpunimin trepalësh mes Italisë (vetëm Rajonet e Puglias dhe Molizes), Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes projekteve standarde që do të bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian nën Instrumentin për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III) për periudhën e programit 2021–2027.
Thirrja 5:
Thirrje e hapur për propozime projektesh mbi vlerësimet e rrezikut të klimës për çdo Rajon Evropian (CLIMAAX)
Afati i fundit për aplikim: 15 tetor 2024, ora 17:00
Synimi i thirrjes është të mbështesë bashkitë dhe komunitetet në Evropë për të kuptuar, përgatitur dhe menaxhuar më mirë rreziqet klimatike. Thirrja do të financojë autoritetet/komunitetet rajonale/lokale që të zbatojnë strategjitë e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe përditësimin e planeve të menaxhimit të rrezikut.
Thirrja 6:
Thirrje për projekt propozime në kuadër të projektit “Bashkimi Evropian për Përfshirjen në Tregun e Punës” (EU4LMI)
Afati i fundit për aplikim: 30 shtator 2024
Bashkitë e synuara janë Prrenjas, Gjirokastër, Vorë, Mallakastër, Cërrik, Librazhd, Shijak, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamzë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Tiranë.
Për më shumë informacion mbi thirrjet e hapura mund të vizitoni faqen e AMVV duke klikuar më poshtë